Gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Bragës dhe Napolit, është lënduar Amir Rrahmani.
Mbrojtësi kosovar, u detyrua t’a lërë fushën vetëm pas 13 minutave lojë si shkak i një lëndimi, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes, Napoli lëshoi një komunikatë ku njoftoi se kapiteni i Kosovës ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.
Sipas mediave në Itali, Rrahmani pritet të mungojë në fushë rreth dy deri në tre javë.
Si shkak i këtij lëndimi, 29-vjeçari pritet t’i humbas edhe dy ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës i zhvillon me Andorën në udhëtim me 12 tetor dhe Izraelin në Prishtinë tre ditë më pas./Arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok