Sezoni 2022-2023 ka qenë një sezon për tu harruar për Paul Pogba.
Mesfushori francez u rikthye në Torino si agjent i lirë verën e kaluar, pasi kontrata e tij me Manchester United përfundoi.
Një fillim i ri duhej të ringjallte një shkëndijë të humbur te 30-vjeçari, por ai e ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të tij të parë në Itali jashtë fushës së gjelbër.
Pasi, kishte një problem në gju që kërkonte operacion menjëherë pasi iu bashkua Juventusit për herë të dytë, Pogba pësoi një problem muskulor në ndeshjen e parë për klubin kundër Cremonese më 14 maj.
Pas dërgimit të Pogban për skanime, Juve përmes një deklaratë në faqen zyrtare të klubit e ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit.
Pogba luajti nga minuta e parë kundër Cremonese për herë të parë në 390 ditë, por ai zgjati vetëm 23 minuta para se të detyrohej të largohej nga fusha – me shefin e Bianconerëve Massimiliano Allegri që pranoi më pas se ishin marrë “rreziqe” mbi gjendjen e tij fizike.
Pogba tani nuk ka gjasa të shihet përsëri deri në sezonin 2023-24, me Juventusin – i cili është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës – ka vetëm tre ndeshje të tjera në Serie A për të marrë pjesë./Arbresh.info/
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...