Ronaldo eliminohet nga Kupa, zemërohet me skuadrën e tij

23:24 | 24 Prill 2023
Orgesa Haziri

Cristiano Ronaldo dhe Al- Nasser janë eliminuar nga Kupa e Arabisë Saudite, pas humbjes 1:0 kundër Al-Wehda.

Ronaldo nuk mundi ta fshehë zhgënjimin e tij në pjesën e parë të humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Al-Wehda.

Al-Nassr kaloi në pushim me rezultatin 1-0, falë goditjes mahnitëse me biçikletë të Jean-David Beauguelit, e cila e pa Ronaldon t’i  bërtiste stafit ndërsa po dilte nga fush.

Ronaldo ka shënuar 11 herë për Al-Nassr që kur erdhi nga Manchester United, por mund ta mbyllë sezonin duarbosh. Humbja kundër Al-Wehda i dha fund shpresave të skuadrës së tij për kupë, ndërsa Al-

Nassr është gjithashtu tre pikë larg kreut në ligë dhe ka luajtur një lojë më shumë se lideri Al-Ittihad.

Al-Nassr dhe Ronaldo kthehen në aksionin në Ligën Pro Saudite të Premten kur presin Al-Raed./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme