Pak çaste para fillimit të ndeshjes mes Sigal Prishtinës dhe KB Pejës në kuadër të “Final8” të Kupës së Kosovës në Basketboll, është sulmuar autobusi i lojtarëve të kryeqytetit para mbërritjes së tyre në palestrën në Pejë.
Në mediat vendore, është raportuar se tifozeria e skuadrës së Trepçës janë mbrapa sulmit, pasiqë ata ishin prezent në Pejës për ndeshjen ndaj klubit të Rahovecit.
Tifozeria ka lëshuar një njoftim në rrjetet sociale duke thënë se po akuzohen padrejtësisht dhe nuk qëndrojnë mbrapa këtij sulmi., shkruan arbrersh.info
Njoftimi i plotë i tifozerisë:
“Me rastin e organizimit të Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll 2021/2022 në qytetin e Pejës tifogrupi ynë ishte prezent pranë klubit të zemrës në ndeshjen qerekfinales mes Trepçës dhe kb.Rahoveci,
Pas ndeshjes jashtë palestrës në pjesën e kundërt nga ka pas daljen tifogrupi ynë paska ndodhur një incident , më saktësisht është sulmuar autobusi i ekipit Sigal Prishtina me mjete të forta,ku edhe akuzohemi padrejtsisht nga mediat vendore kinse TORCIDA është akter në këtë sulm.
Tifogrupi ynë bën me dije që distancohet nga ky incident pasi që ne kemi dal nga palestra menjëher policia ka urdhëruar të nisemi për Mitrovicë,
Për dallim nga disa pseudo tifogrupe ne nuk sulmojm lojtarë,po harroni që TREPÇËS ju kanë sulmuar lojtarët në parket në Pallatin e Rinis në prishtinë,
Në materialet që po qarkullojn nëpër media nuk paraqet implikimin e asnjërit anëtar të tifogrupit TORCIDA ,”. /arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...