Google ADS

Prishtina e Re mposht FC Prishtinën në ndeshjen miqësore

22:07 | 5 Gusht 2024
KRG

Dy skuadrat e kryeqytetit (KF Prishtina e Re-FC Prishtina), kanë zhvilluar ndeshje miqësore në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

Ndeshja e filluar në ora 17:30, ishte ndeshje mjaftë e zjarrtë me shumë duele mes dy skuadrave, raporton Arbresh.info.

KF Prishtina e Re arrit fitore me rezultat minimal 1-0 ku autor i golit ishte Astrit Berisha.

Ndërsa telashet tek FC Prishtinës, nuk kanë të ndalur.

Skuadra e kryeqytetit nuk arriti që së paku të shënojë golin e barazimit, ndaj skuadrës e cila zhvillon garën në Ligën e Parë.

Ndërsa skuadra nga Hajvalia, u tregua më e saktë në aspektin e mbylljes së ndeshjes me rezultat të favorshëm për ta. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme