Skuadra serbe, Crvena zvezda mbrëmë ishte nikoqire e Young Boys në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.
Gjatë kësaj ndeshje, ndodhi edhe ajo që pritej, shkruan Arbresh.info.
Tifozët serb janë duke vazhduar me provokime, fyerje raciste e nacionaliste, gjithashtu edhe duke bërë nderime për terroristët e sulmit serb më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë humbi jetën polici Afrim Bunjaku.
Ultrasit e Crvena Zvezdës kanë shpalosur një koreografi të njërit prej terroristëve i cili u ekzekutua nga ana e policisë së Kosovës.
Poashtu gjatë shpalosjes së fotos së terroristit Stefan Nedeljkoviqit, janë bërë edhe thirrjet si “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” si dhe “Kosova është Serbi”.
Kurse në lidhje me këto veprime të tifozëve, ende nuk është dalë ndonjë reagim zyrtar nga UEFA, megjithatë, pritet që skuadra serbe, Crvena Zvezda, të gjobitet për këto veprime. /Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin