Malisheva ka njoftuar se ka deponuar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, për gjyqtarit, Mervan Bejtullahu.
Bejtullahu vendosi drejtësinë në humbjen e Malishevës 1:0 kundër Dukagjini dhe skuadra e ka akuzuar se qëllimisht ka dëmtuar Malishevën.
Klubi e ka quajtur referimin skandaloz dhe po ashtu kanë bërë të ditur se nuk garantojnë siguri për Bejtullahin.
Malisheva tani ka vendosur të deponoj edhe ankesë.
“Mervan Bejtullahu duhet të ndalet, jo për hirë të FC Malishevës, por për hirë të futbollit në përgjithësi. Ne jemi të vendosur që të ankohemi në çdo instancë të UEFA-s lidhur me skandalet e qëllimshme të Mervanit për gjatë tërë kampionatit, jo vetëm për ndeshjen e fundit. Jemi duke mbledhur dëshmi, argumente dhe videoincizime të cilat pasqyrojnë realisht veprimet e Mervan Bejtullahut gjatë referimeve te ndeshjeve dhe do të deponohen në UEFA”, thuhet në njoftimin e Malishevës./Arbresh.info/
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...
Ekskluzive: Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klu...
Gresa habit me deklaratat për Atillën: Ka ardhë për Rezin, t...
Gresa dhe Sara përmendin emrin që rrezikohet nga zarfi i zi
Shpjegimi i prerë me katër fjalë i Deschamps për mungesën e ...
Gjermani, arrestohet amerikani që spiunonte për llogari të K...