“Dardanët” kanë shënuar fitore ndaj Danimarkës, kjo është fitorja e parë parakualifkuese e Kosovës për Kampionatin Evropian “EuroBasket2025”.
Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë
Çerekun e parë Kosova e mbylli vetëm një pikë më shumë sesa Danimarka, 18-17.
Kurse në çerekun e dytë, “Dardanët” shënuan përsëri fitore me katër pikë më shumë sesa danezët, 20-16.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për Kosovën, ku në çerekun e tretë shënuarin fitore bindëse me rezultat 22-12, gjithsej 50-36.
Në çerekun e fundit, Danimarka ishte më e mirë ku mposhtën “Dardanët” me rezultat 18-27 duke e bërë rezultatin përfundimtar 78-73.
Lojtari më i dalluar tek Kosova është Dardan Berisha i cili ka arritur ti shënojë 16 pikë , ndërsa nga Danimarka ishte Daniel Andreas Mortensen me 24 pikë.
Basketbollistët e Kosovës pësuan nga Norvegjia në udhëtim me rezultat 86:77, ndërsa shpresojnë në rezultat pozitiv përballë danezëve, edhe pse nuk do ta kenë aspak lehtë, pasi kundërshtari është i fortë, dhe i renditur në vendin e 55-të në botë.
Prezent në këtë ndeshje nga tifozët, ishte poashtu edhe kryeministri i Republikes së Kosovës, Albin Kurti, i cili shihet se është shumë i lumtur me rezultatin e “Dardanëve”./arbresh.info/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt