Mesfushori i Borussia Dortmund, Jude Bellingham ka pasur një sezon fantastik, pavarësisht dështimit të klubit të tij në ndeshjen e fundit.
Mesfushori anglez është shpallur lojtari i sezonit në Bundesligë.
19-vjeçari ishte kyç në sfidën e titullit të skuadrës së tij, por një barazim 2-2 me Mainz në ditën e fundit të sezonit i bëri ata tbaë humsin ndaj Bayern Munich.
Ai shënoi tetë gola dhe siguroi pesë asistime në 31 paraqitje në ligë këtë sezon pasi Dortmundi përfundoi nënkampion.
“Çdo vit që kam luajtur në klub përgjegjësia ime është rritur”, tha Bellingham.
Bellingham pritet t’i bashkohet Real Madridit këtë verë në një marrëveshje me vlerë më shumë se 100 milionë euro.
Muajin e kaluar, Liverpool u largua nga gara për të nënshkruar me adoleshentin për shkak të kostos së përfshirë, por kampioni i Premierligës, Manchester City, ende besohet të jetë i interesuar.
Ai iu bashkua Dortmundit nga Birmingham City në vitin 2020 për 25 milionë funte dhe ka bërë mbi 130 paraqitje për klubin./Arbresh.info/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë