Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 23.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 14-të të Superligës dhe xhiros së 13-të të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B , edicioni 2021-2022.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori vendim të kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i Llapit.
Ndaj Llapit u inicua procedurë disiplinore për shkak se tifozët e saj hodhën mjete piroteknike tymuese në fushë dhe ofenduan në kor skuadrën mysafire të Ballkanit.
Vendimi i plotë:
FC ”Llapi”. Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese
në afërsi të flamurit të kornerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Llapi”. Afati datë 26.11.2021 ora 13:00.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...