Manchester City ka marr një fitore bindëse kundër Leicester Cityt, duke rritur kështu presionin ndaj Arsenalit.
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultat 3:1.
City gjetën fillimin që kërkonin, teksa John Stones gjeti golin në pesë minutat hapës, pas një goditje nga këndi.
Nuk kaloi shumë kohë që City të dyfishonte epërsinë, pasi Erling Haaland shënoi golin e tij të 46-të në të gjitha garat nga pika e bardhë.
Ndeshja përfundoi para gjysmë ore, pasi Erling Haaland i asistuar nga Kevin De Bruyne shënoi përsëri.
City vazhdoi dominimin e tij dhe ndoshta duhet të kishte gjetur një të katërt, por një goditje e Riyad Mahrez u ndal nga Daniel Iversen.
Kelechi Iheanacho uli epërsinë e Cityt në dy gola në 15 minutat e fundit.
Leicester e bëri skuadrën nga Manchesteri të ndihej nervoze në minutat e fundit, por nuk i shfrytëzuan rastet e tyre.
City mbetet në vendin e dytë, kurse Leicester janë në vendin e 19 dhe rrezikojnë rënien./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...