Derbi i qytetit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit ka mbaruar pa fitues, duke bërë kështu që Drita ta humbas vendin e parë në renditje.
Në stadiumin e Qytetit, ndeshja me rezultat 1:1.
Rron Broja ishte ai që e kaloi në epërsi skuadrën mysafire, ai shënoi në derbin ndaj Gjilanit në minutën e 32-të.
Gjilani po ashtu pati disa mundësi, duke rrezikuar disa herë, por nuk gjeti rrugën drejt rrjetës duke u mohuar edhe traversa.
Megjithatë, pas një prekje me dorë nga mbrojtja e Dritës, skuadrës vendase iu dha mundësia ideale.
Gjilani e shfrytëzoi penalltinë duke barazuar rezultatin me anë të Mevlan Zekas.
Këtë barazim e shfrytëzoi Ballkani, duke e mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Albion Rrahmani.
Tani Ballkani gjendet në vendin e parë me 69 pikë, dy më shumë se Drita e vendit të dytë.
Llapi është në vendin e gjashtë, kurse Gjilani të tretën./Arbresh.info/
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë