Golden Eagle Ylli ka mundur Dritën me rezultat 65:100 (20:24, 17:24, 11:30, 17:22), në takimin që u zhvillua në Therandë, në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në çerekun e parë kishte më shumë rivalitet, ku epërsia më e lartë u takoi therandasve 14:22, ndërsa kjo pjesë përfundoi 20:24, përcjell arbresh.info.
Gjilanasit rezistuan deri në fund të pjesës së parë, kur kampionët shkëputen me 11 pikë epërsi, për të shkuar në pushim me shifrat 37:48.
Në pjesën e dytë nuk kishte histori, ku liderët dominuan liderët dhe shënuan fitore të thellë dhe të merituar. Periodën e tretë e fituan bindshëm 11:30 dhe atë të fundit 17:22, për të triumfuar në fund me shifrat 65:100.
Te Drita u dalluan Laurant Ibrahimi me 21 pikë dhe Isaiah Johnson me 14 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan me 22 pikë e tetë kërcime, Aj Sumbry me 13 pikë e 16 kërcime dhe Ardit Pepaj me 21 pikë.
Drita ka 19 humbje në 19 ndeshje, kurse Golden Eagle Ylli ka 15 fitore e katër humbje.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...