Klubi i Dritës, ka blinduar mesfushorin Ron Broja.
Pas përfundimit të Superligës, skuadra nga Gjilani ka konfirmuar se 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.
“Ron Broja vazhdon me ne edhe për dy vite. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite me mesfushorin tonë Ron Broja”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër lojtari është shprehur i kënaqur me kontratën e re.
“Është kënaqësi që të vazhdojë me njërin prej klubeve më profesionale dhe më të organizuara. Ndjejë përgjegjësi dhe obligim që klubit dhe tifozëve tanë të ua kthejmë krenarin me suksese vitin që vjen. Faleminderit të gjithëve për besimin dhe për mua nuk ka qenë aspak e vështirë që ti them PO klubit për të vazhduar”.
Ai këtë sezon ka zhvilluar 37 ndeshje me Dritën, ku ka një gol e tri asistime./Arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet