Dortmund nuk e shfrytëzon “rrëshqitjen” e Bayernit

17:53 | 15 Prill 2023
Orgesa Haziri

Një ndeshje dramatike u zhvillua në “Mercedes-Benz Arena”, ku u shënuan gjashtë gola dhe u dha një karton i kuq.

Dortmundi udhëtoi drejt Stuttgartit, por nuk arriti të shfrytëzoj gabimin e Bayernit, pasi barazoi me rezultat 3:3.

Pjesa e parë i takoi plotësishtë skuadrës së Edin Terzic.

Fillimisht Sebastien Haller dhe Donyell Malen shënuan për mysafirët brenda 33 minutave të parë, duke ia dhënë epërsinë e dyfishtë Dormundit.

Derisa pak para përfundimit të 45 minutave, Konstantinos Mavropanos u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Stuttgartin me vetëm 10 lojtarë në fushë.

Përfundimi dramatik i ndeshjes ishte ajo që i kushtoi Dortmundit.

Ata ishin duke udhëhequr deri në minutën e 78, kur Tanguy Coulibaly e përgjysmoi epërsinë e Dortmundit, derisa Josha Vagnoman barazoi rezultatin vetëm gjashtë minuta më vonë.

Giovanni Reyna ia dha përsëri epërsinë Dortmunit në minutat shtesë të ndeshjes në atë që u duk një fitore e sigurt.

Por, Stuttgarti nuk u dorëzua dhe në minutën e 97 Silas barazoi edhe një herë shifrat për rezultatin përfundimtar 3:3.

Dortmund pati mundësi ta barazonte me pikë Bayernin që është në vendin e parë, por për shkak të barazimit mbeten dy pikë mbrapa./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme