Kosova ka fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian të Xhudos.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se kjo është një mundësi për të promovuar Kosovën.
“Angazhimi dhe investimi i vazhdueshëm në sport po sjell rezultate. Kosova për herë të parë do ta organizojë kampionatin europian të xhudos “European Championships Open”. Në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës. Një ngjarje ndërkombëtare sportive që do të sjell promovim dhe të mira të tjera për vendin tonë”, theksoi ai.
Unionit Evropian të Xhudos e ka lajmëruar se gara do të fillojë më 16 dhjetor.
Sipas EJU kompeticioni do të jetë i shkurtë megjithatë çmimi do të jetë mjaft i lartë.
Në Kosovë do të implementimet një format i ri, ku do të jenë dy kategori peshash (të zgjedhura nga organizatori vendas): -57 kg dhe -73 kg.
Çmimi total për atletët dhe trajnerët është 300,000 €.
Kosova ka të drejtë të ofrojë dy garues për kategori peshë. Për të gjitha kombet e tjera: vetëm 1 konkurrent për kategori peshë./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...