Pierre-Emerick Aubameyang gjatë konferencës së prezantimit të tij tek skuadra e Barcelonës, është pyetur se cili është problemi i skuadrës së Arsenalit.
Sulmuesi nga Gaboni para se të transferohej tek skuadra katalunase, i është hekur shiriti i kapitenit tek skuadra e “Topçinjve” nga trajneri aktual i tyre, Mikel Arteata, ku sipas trajnerit, lojtari kishte thyer rregullat disiplinore.
Gjatë konferencës për shtyp, ai ka treguar se problemi i vetëm tëk skuadra angleze është pikërisht trajneri Arteta.“Ishin disa muaj të komplikuar, ndonjëherë futbolli është kësisoj. Nëse do thosha ndonjë gjë, do thosha se asnjëherë nuk kam dashur asgjë të jetë keq”.
“Duhet ta vendosi këtë prapa meje, është në të kaluarën dhe dua të mendoj për të tashmen”.
I pyetur për Artetan, Aubameyang u përgjigj: “Po, mendoj se ishte vetëm me të dhe pastaj mora vendimin”.
“Nuk mund të them asgjë, nuk ishte i lumtur dhe kjo ishte. Nuk mund të them asgjë tjetër sepse kështu ka ndodhur. Jam shumë i lumtur, jam më mirë në këtë mënyrë”.
Aubameyang dje është prezantuar nga Barcelona, ndërsa sot ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i Katalunis. /arbresh.info/
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...