Manchester City mori një goditje të madhe shkurtin e kaluar, me “qytetarët” që u denoncuan për 115 shkelje të “Fair Play”-t Financiar.
Pas dënimit të Evertonit dhe Nottingham, duket se tashmë Premier League do të nisë punën për të investiguar ngjarjen dhe me fituesit e “Tripletës”.
Siç raportojnë mediat britanike, gjyqi mbi Manchester City do të nisë në vjeshtën e këtij viti dhe për fatin e tyre duhet të presin deri në verën e 2025-ës.
Këto shkelje kanë filluar që nga sezoni 2009-2010 dhe nëse City shpallet fajtor, atëherë dënimet mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga heqja e pikëve e deri nga heqja e titujve të fituar nga 2012 deri në 2018. /Gazeta Olle/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...