Modric për Busquets: Ka qenë kënaqësi

20:28 | 10 Maj 2023
Orgesa Haziri

Reagimet e shumta kanë vazhduar për Sergio Busquets, i cili njoftoi të mërkurën se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, pas skadimit të kontratës aktuale.

Lionel Messi është ndër ata që ka nderuar Busquets, pas lajmit.

Atij i është bashkuar Luka Modric, i cili ka konkurruar kundër kapitenit të Barçës për 11 vitet e fundit në El Clasico.

Imazhi

Modric shkroi në Twitter për Busquets, duke e quajtur atë “një nga mesfushorët më të mirë kundër të cilit ka luajtur ndonjëherë”.


Busquets luajti në 48 ndeshje në El Clasico për Barcelonën, më së shumti për ata ose për Real Madridin, ku shumë prej tyre ishin kundër Modric.

Busquets dhe Modric konsiderohen gjerësisht si dy nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tyre, dhe ata kanë ndezur El Clasico në momente të ndryshme gjatë viteve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme