Google ADS

Remzi Ejupi: Nëse më jepet mbështetja dhe mundësia do të garojë për kreun e FFK-së

22:30 | 14 Shkurt 2022
KRG

Presidenti i KF Prishtinës , Remzi Ejupi ka vendosur të largohet nga posti i tij  në skuadrën e kryeqytetit.

Pas 18 vite si president i KF Prishtinës, Ejupi ka konfirmuar për arbresh.info se nuk do të jetë kandidat në kuvendin zgjedhor të ardhshëm për bordin e ri të klubit të Prishtinës.

“Unë nuk do të jem kandidat në kuvendin zgjedhor të ardhshëm. Do të vazhdoj t’i qëndroj afër klubit të Prishtinës” – ka thënë Remzi Ejupi për arbresh.info.

Ejupi është pyetur se a do të jetë kandidat për “karrigen e nxehtë” të presidentin të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku ka deklaruar se nëse do të prezantohet dhe të mbështetet nga krerët e klubeve të Kosovës, do të garojë.

“Do të mblidhet besoj shumë shpejt gjitha klubet, do të bëhet një kuvend pune dhe do të  vendosën kriteret dhe standardet se kush ka të drejtë të konkurroj për kryetar të FFK-së, nëse më jepet një mbështetje apo mundësi pse jo, pas gjithë kësaj eksperience që kam pasur në klubin e KF Prishtinës, pse jo, do të jem i gatshëm të jem në shërbim të futbollit edhe në të ardhmen, natyrisht duke qenë përfaqësues e të gjitha klubeve, dhe të kthehet futbolli në interes të futbollit dhe të klubeve.” ka shtuar Ejupi.

Remzi Ejupi ka qenë në krye të klubit të kryeqytetit që nga vitit 2004, ndërsa gjatë këtyre viteve sa ishte presidenti i klubit, skuadra e Prishtinës ka fituar gjashtë tituj  të ndryshëm. /arbresh.info/

Të ngjashme