Dardanët zhvillojnë sot stërvitjet e fundit para nisjes për Bazel

09:15 | 16 Nëntor 2023
L G

Para nisjes për Bazel të Zvicrës, Kombëtarja e Kosovës do të mbajë sot stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali.

Stërvitja sipas njoftimit të Federatës të Futbollit të Kosovës (FFK), do të mbahet nga ora 11:00, raporton Arbresh.info.

“Ju njoftojmë se stërvitja e fundit e Kombëtares së Kosovës para udhëtimit në Bazel zhvillohet sot në Kampin Nacional në Hajvali, në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme