Google ADS

City – Arsenal, Xhaka rikthehet në formacionin fillestar

20:05 | 26 Prill 2023
Orgesa Haziri

Manchester City pret në “Etihad” Arsnalin në një ndeshje që me shumë gjasa do të vendos fituesin e titullit kampion në Premier League.

Pak do të kishin parashikuar që Arsenali do të kryesonte garën për titull në Premier League këtë sezon.

Duke shkuar në përballjen e së mërkurës mes të dyve, Arsenali kryeson në vendin e parë me 75 pikë, ndërsa Man City është pas me 70 pikë, por me dy ndeshje më pak.

Shqetësimi i vetëm i lëndimit të Manchester Cityt është mbrojtësi Nathan Ake, i cili humbi fitoren e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e FA Cup për shkak të një problemi me kërpudhat.

Pep Guardiola e ka në dispozicion Phil Foden, i cili u rikthye në aksion të shtunën pas më shumë se një muaji jashtë.

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, mbetet jashtë fushës me problemin e shpinës që e ka pllakosur për pesë javë.

Topçinjtë po e luajnë këtë ndeshje në një nga momentet më të këqija të mundshme, sepse City ka gjetur ritmin e tij dhe po godet një formë të jashtëzakonshme.

Guardiola e Arteta kanë publikuar formacionet zyrtare.

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Akanji, Stones, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan (C), Bernardo, Grealish, Haaland

Image

Arsenal: Ramsdale, White, Holding, Gabriel, Zinchenko, Partey, Xhaka, Odegaard, Saka, Martinelli, Jesus.

Starting XI: Ramsdale, White, Holding, Gabriel, Zinchenko, Partey, Xhaka, Odegaard, Saka, Martinelli, Jesus. Subs: Turner, Tierney, Kiwior, Jorginho, Smith Rowe, Vieira, Trossard, Nelson, Nketiah.

Ndeshja fillon në ora 21:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme