Trajneri i njohur Kosovar, Tahir Batatina, nuk është i kënaqur me përzgjedhjen e selektorit të ri të kombëtares së Kosovës.
Federate e Futbollit vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.
Por, Batatina në një intervistë për Arbresh.info ka thënë se ai është dashur të shkarkohet së bashku me Alain Giresse.
“Unë mendoj që është bërë prapë një zgjedhje e gabuar, duke e ditur se selektori që është emërtuar tash ka qen një ndihmës i selektorit të shkarkuar. Nuk është zgjidhje e duhur, është dashur të vendoset një selektor shqiptar, pavarësisht kush është ai ose është dashur të vendoset një selektor për një periudhë më afatgjate, që këto ndeshje ti ketë si test që ta njoh mentalitetin dhe të jemi konkurrues për edicionin e ardhshëm dhe kampionatin Evropian të ardhshëm. Në këtë situatë që është tani do të jetë shumë e vështirë, sepse kemi një selektor, i cili i takon një delegacioni të dështuar. Normal është edhe përgjegjësi e tina që ka qenë ndihmës i parë. Kur nuk ka kombëtarja sukses aty shkarkohet i gjithë stafi, nuk ka këtu të mbetet ndihmësi i parë apo i dytë. Në metodologjinë më të re bashkohore, selektori shkon bashkë me stafin e vet, sepse ata janë përgjegjës për rezultatet”, tha ai.
Batatina tutje shtoi se Tovërlani e Morina nuk është dashur ta nënqmojnë vetën, duke qenë ndihmës trajner të Glihas.
“Mendoj që është mirë që këta djemtë kanë pranuar të jenë ndihmesa, pasi janë dy trajnerë shumë cilësor Afrimi dhe Morina, të cilët kanë potencial. Por, është dashur që ata të jenë trajnerë të parë, e jo të jetë ai selektor para tyre. Ata nuk është dashur ta nënçmojnë vetën e tyre që me qenë ndihmës i një selektori të dështuar. Ky është gabimi i tyre, por sido që të jetë kanë vendosur ashtu. Kombëtarja është e shenjtë dhe duhet të trajtohet me një sy më ndryshe dhe të mendohet për një projekt më afatgjatë”.
Trajneri i Llapit nuk është optimist për të ardhmen.
“Nga ky selektor nuk pritet asgjë, pasi nuk është selektor i të ardhmes. Nuk ka vizion për të ardhmen, pastaj kemi probleme, pasi duhet të zgjedhet selektor i ri dhe ai do të ketë pak kohë ta njoh kombëtaren. Është dashur një selektor më afatgjatë jo të mendohet për dy ditë tre ditë, pasi kjo po na kushton në dy kampionate. Është një mentalitet që nuk po mund ta largojmë, ku trajneri duhet të jetë i huaj”.
Kujtojmë që pakë ditë më parë trajneri nga Kosova hapi kandidaturën për të marr drejtimin e kombëtares.
Gliha do të zë vendin e Alain Giresse, i cili u shkarkua javë më parë pas rezultateve dëshpëruese në krye të Kombëtares së Kosovës./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...