Dy notarët të cilët kanë qenë të ftuar nga Komiteti Olimpik ndërkombëtar dhe nga Federata ndërkombëtare e notit kanë përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Eda Zeqiri dhe Olt Kondrinolli, janë kthyer nga Tokio me një përvoje të re edhe pse nuk kanë fituar ndonjë medalje, këta dy notarët kanë shkëlqyer duke përfaqësuar në veçanti sportin kosovarë por edhe shtetin tonë në përgjithësi.
Eda Zeqiri e cila ka filluar të merret me not që nga mosha nëntë vjeçare ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në disiplinën 400 metra stil të lirë.
Në raundin e parë të grupit të saj ka qenë e para por për fat të keq nuk ka mundur të kualifikohet tutje.
Ajo është pjesë e klubit të notit “Step” e cila gjendet në Prishtinë.
Zeqiri momentalisht ka shënuar 16 rekorde individuale po ashtu është kampione aktuale në disiplinën 100 metra gjoks në garën e cila është mbajture në Shkup të Maqedonisë gjithashtu është shpallur kampione e Kosovës tre herë radhazi në vitet e fundit.
Eda ka thënë se Kosova nuk ka kushte të mjaftueshme për të trajnuar sportistë të notit për të garuar në nivele të ndryshme botërore.
“Kosova ende nuk i ka kushtet e duhura për me i trajnu sportistët me garu në nivel botëror, por shpresoj që së shpejti do të ndërtohet një pishinë olimpike e cila është e domosdoshme për notuesit nga Kosova”, ka thënë Zeqiri.
Edhe pse Eda ka qenë përfaqësuese e Kosovës në lojërat olimpike, ajo ka deklaruar se përkrahja nga Federata e notit të Republikës së Kosovës nuk ka qenë mjaftë e mirë dhe që mbështetjen më të madhe e merr nga familja e saj.
“Përkrahja nga Federata e Notit në Republikën e Kosovës për mua ka qenë minimale mbështetjen më të madhe e kam nga familja dhe vetë klubi”, ka shtuar Zeqiri.
Motivi i cili është gjëja më e rëndësishme tek një sportist shihet edhe te Eda, ajo na ka treguar se motivi është gjëja më e rëndësishme tek ajo.
Medalje dhe kupa të ndryshme janë pikërisht rezultati i ushtrimeve të shumta, andaj Eda na ka treguar edhe për orarin e stërvitjeve ku shihet kjartë se me punë arrihet gjithçka.
Zeqiri e cila është vetëm 17 vjeçare pritet që në të ardhmen të vazhdoj të përfaqësojë Kosovën, duke arritur medalje Olimpike dhe Botërore.
Ajo na ka treguar ekskluzivisht për arbresh.info se në cilat gara të ardhshme do të merre pjesë.
Zeqiri ka thënë se norma olimpike për lojërat e ardhshme do të jetë një sfidë shumë e vështirë, por më përkushtim të madh dhe me stërvitje shpreson që do të mund të arrijë atë, shkruan arbresh.info.
Olt Kondrinolli ka filluar karrierën që nga mosha 13 vjeçare.
Olti i cili është pjesë e klubit të notit Nemo, gjithashtu ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpikë “Tokyo 2020”.
Kondrinolli i cili është 20 vjeçar ka mbi 200 medalje në gara të Kosovës, regjion dhe në ato ndërkombëtare.
Gjatë viteve 2019 dhe 2020, Olti është shpallur sportisti i vitit në not.
Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Kampionatit Botëror për të rijnë dhe gjithashtu në Kampionatin Evropian.
Olti në Lojërat Olimpike, ka garuar në disiplinën 100 metra stil i lirë, por për fat të keq nuk ka mundur të arrijë ndonjë medalje olimpike.
Olti gjatë intervistës ka theksuar që beson që do të mund të fitojë ndonjë medalje të artë Olimpike apo edhe botërore, mirëpo kushtet në Kosovë nuk janë mjaftë të përshtatshme krahasim me
shtetet tjera të cilët marrin pjesë në garat e ndryshme të notit.
“Po besoj që këto munden me arrit shumë lehtë me anë të punës por edhe me anë të përmisimit të kushteve, sepse ne si notarë nuk i kemi kushtet aq të mira krahasim me shtetet e tjera dhe besoj që rritja e këtyre kushteve ka me qu në përmisime shumë të mëdha në sportin e notit” – ka thënë Kondrinolli.
Ai gjithashtu thotë se është shumë i kënaqur me veten që ka mundur të prezantoj Kosovën në lojërat olimpike.
Njëkohësisht, olti ka treguar ekskluzivisht për arbresh.info se në cilën garë të ardhshme do të marrë pjesë.
Notari ka treguar po ashtu se ka besim në veten e tij se do të mund të mbërrijë normën Olimpike për lojërat e ardhshme. /arbresh.info/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen