11 transferimet më të dështuar të Real Madrid-it, nga James Rodriguez të Eden Hazard

14:49 | 6 Korrik 2020
Arbresh Info

Në vitet e fundit, Real Madrid ka vazhduar të jetë një ndër skuadrat më të mira në botë me lojtarët më të mirë.

Mirëpo, ashtu si në çdo skuadër tjetër edhe “Los Blancos”, kanë bërë disa transferime, të cilat kanë rezultuar dështim i plotë, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, këto janë 11 transferimet që kanë dështuar te “Mbretërit”.

Fabio Coentrao

Real-i pagoi 25 milionë euro për portugezin plus ofrojë Ezequiel Garay në marrëveshje, por Coentrao rezultojë dështim, ngase nuk arriti ta zëvendësojë Marcelo-n.

Hamit Altintop

Turku iu bashkua Madrid-it nga Bayern Munich në vitin 2011, por bëri vetëm 12 paraqitje pastaj u transferua te Galatasaray.

Lucas Silva

Real-i pagoi 12 milionë euro për Silva, por ai ia doli të bëjë vetëm nëntë paraqitje në ekipin e parë.

Në sezonin tjetër, ai u huazua dhe pastaj u diagnostikua me probleme në zemër.

James Rodriguez

Ylli i Kupës së Botës në vitin 2014 u transferua nga Monaco, por asnjëherë nuk ia doli të gjejë formën.

Largimi i Carlo Ancelotti-t në vitin 2015 pati ndikim të madh te kolumbiani, i cili dështojë të krijojë ndonjë lidhje me Benitez ose Zidane.

Danilo

Mbrojtësi i krahut të djathë bëri vetëm 41 paraqitje nga viti 2015, por pas dy viteve u transferua te City, ndërsa momentalisht luan te Juventus.

Ai asnjëherë nuk ia doli ta zëvendësojë Dani Carvajal.

Theo Hernandez

Francezi u transferuar nga Atletico Madrid në vitin 2017, por nuk ia arriti ta zëvendësojë Marcelo-n. Ndërsa vitin e kaluar kalojë te AC Milan-i.

Alvaro Odriozola

Tjetër dështim në krahun e majtë te Real-i. Gjiganti spanjoll pagoi 27 milionë euro, por lojtari bëri vetëm 27 paraqitje, derisa këtë janar u huazua te Bayern Munich.

Mariano Diaz

U transferua në vitin 2017 në “Santiago Bernabeu” nga Lyon, por nuk arriti të fitojë besimin e trajnerëve, si Lopetegui, Solari ose Zidane.

Eden Hazard

I kushtojë Real-it plotë 100 milionë euro, mirëpo lëndimet kanë bërë që të jetë në listën e dështimeve.

Sidoqoftë, belgu ka ende kohë të gjejë formën e duhur, sidomos duke marrë parasysh besimin e madh të trajnerit Zidane.

Luka Jovic

Serbi shkëlqeu sezonin e kaluar me Eintracht Frankfurt, por këtë sezon ishte dështim i plotë.

Ai nuk arriti ta zëvendësojë Karim Benzema dhe këtë sezon ka bërë vetëm 11 paraqitje si titullar.

Jonathan Woodgate

Mbrojtësi kalojë huazim te Leeds dhe Newcastle para se t’i bashkohet Real-it në vitin 2004.

Por lëndimet bën që të mos këtë karrierë të mirë në fanellën e “Mbretërve”./arbresh.info.

Të ngjashme