Google ADS

“10YerarsChallenge”: Borussia Dortmund bën talljen e vitit me RB Leipzig

08:12 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Rritja e shpejtë e RB Leipzig në futbollin gjerman ka shkaktuar zemërim në vitet e fundit, kryesisht për marrëdhëniet e tyre me kompaninë e pijeve energjike Red Bull.

Kjo skuadër filloi rrugëtimin nga divizioni i pestë gjerman, por pasi prodhuesi austriak i pijeve e bleu këtë skuadër, fillimisht ia ndryshoi emrin, për t’i ofruar pastaj buxhet të madh në transferimin e lojtarëve.

Shumë besojnë se financimi i Leipzig nga Red Bull dhe rrugëtimi i tyre i pabesueshëm nga divizioni i pestë deri në Bundesligë “bie ndesh me të gjitha vlerat sportive”.

Në të kaluarën, një numër i madh i tifozëve të Borussia Dortmund patën refuzuar udhëtimin në një ndeshje kundër Leipzig, për të kritikuar politikat e kësaj skuadre.

E pikërisht skuadra e Dortmund ka zgjedhur Leipzigun të tallet në rrjetet sociale me sfidën #10YerarsChallenge.

RB Leipzig është krijuar në maj të vitit 2009, kështu që postimi i mësipërm i Borussia Dortmund është i saktë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme