Google ADS

100 ndeshje me Cityn, shifra e golave e frikshme nga Haaland

18:15 | 18 Gusht 2024
D.H

Futbollisti norvegjez Erling Haaland ka filluar sezonin e tij të tretë tek skuadra e Manchester Cityt.

Ai sot në derbin ndaj Chelseas po zhvillon paraqitjen e tij të 100-të me ‘citiziens’ në të gjitha garat, shkruan Arbresh.info.

E natyrisht si në shumë sfida tjera nuk ka se si të mos mungojnë golat e ‘makinës së golave’ norvegjeze.

Sulmuesi i Cityt realizoi golin i cili po e vulos takimin deri më tani.

Me golin e shënuar Haaland ka arritur të kap shifrën e 91 golave të shënuar në 100 ndeshje të luajtura me Cityn.

Kujtojmë se Erling Haaland tek Manchester City u transferua verën e vitit 2022./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme