Sezon për t’u harruar.
Aventura e Eden Hazard nuk ka nisur siç ai e ka planifikuar me fanellën e Los Blancos.
Mori numrin 7, numrin e legjendave dhe u mendua se pas largimit të Cristiano Ronaldos, ai tani do të ndihmojë shumë duke marrë skuadrën përpara.
Por, sezonin e parë në “Santiago Bernabeu” Hazard më shumë po e kalon si spektator.
Hazard më shumë po qëndron në tribuna, se sa në fushë.
U dëmtua një ditë para startit të sezonit, mungoi në disa sfida, më pas u rikthye dhe sërish pati shqetësime, para se të lëndohet rënë në nëntor për të munguar deri në fund të janarit të vitit 2020.
Sapo u rikthye nga lëndime, pas vetëm 2-3 ndeshjeve, Hazard u dëmtua përsëri dhe tani do të mungojë pothuajse për pjesën e mbetur të sezonit, pasi gjatë ditës së djeshme u operua në Amerikë pas problemeve me kyçin e këmbës.
Ai në total ka bërë 15 paraqitje në sezonin e parë me Reali, ka shënuar besoni apo jo, 1 gol – andaj ky sezon është për t’u harruar për Eden Hazard, që erdhi në Bernabeu me shumë entuziazëm pas boshllëkut që la Cristiano Ronaldo, boshllëk që Reali ende s’po mund ta mbulojë. /Gazeta Express/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...