Chelsea është gati të nis një ofertë mahnitëse për sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale.
Kapiteni i Uellsit ka luftuar me lëndime këtë sezon, gjë që ka bërë që të flasin për një zhgënjimin që po rrethon bordin e drejtuesve të Realit.
Presidenti i Realit, Florentino Perez është i përgatitur për të dëgjuar ofertat për Bale, me drejtorët e tjerë duke këmbëngulur se një lojtar kryesor nuk mund të shpenzojë aq shumë kohë jashtë fushës.
Sipas Don Balon, Chelsea ka paraqitur një ofertë me para në dorë prej 100 milionë eurove për anësorin – një ofertë që Perez vështirë e ka ta refuzoj.
Bosi i Chelseat, Antonio Conte dëshiron të sjellë Balen përsëri në Ligën Premier – veçanërisht nëse Reali shtyn me përpjekjet për të transferuar Eden Hazard.
Së bashku me Chelsean, Manchester United po mbajnë gjithashtu në vëzhgim situatën e Bale, me pretendimet në Spanjë që sugjerojnë se Old Trafford është destinacioni i preferuar i uellsianit.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet