Nga Manchester United te Chelsea, është shtëpia e disa prej klubeve më të pasura të futbollit në botë dhe, gjatë dekadës së fundit, është bërë padyshim liga më e pasur e futbollit profesional në botë.
Ndërsa liga bëhet më e pasur, klubet janë në gjendje të paguajnë paga gjithnjë e më të larta për të bindur lojtarët që të vijnë dhe të performojnë për ta.
Rritja e pagave të lojtarëve në duke nuk ka fund dhe me rritjen e Premier League nuk është rastësi që disa nga yjet e sportit më të paguar në botë e bëjnë tregtinë e tyre në Angli.
Sipas të dhënave nga “Spotrac”, më poshtë janë të dhënat e 10 lojtarëve më të paguar në Premier League, bazuar në pagën javore.
Paul Pogba – 290 mijë paund
Fituesi i Kupës së Botës është çuditërisht vetëm i 10-ti në këtë listë dhe tani është në gjashtë muajt e fundit të kontratës që ai nënshkroi kur u kthye në Manchester United në vitin 2016.
Nuk dihet nëse ai do të rinovojë marrëveshjen e tij me Manchester United, me klubin që thuhet se i ka ofruar tij një pagë prej 500 mijë funte në javë.
Por, është një mundësi serioze që United do ta humbasë edhe një herë francezin për asgjë, me gjigandë të tjerë evropianë që duan ta tundojnë atë.
N’Golo Kante – 290 mijë paund
Kanë është me të njëjtën pagë me Pogban dhe fitoi Kupën e Botës së bashku me të në vitin 2018.
Mesfushori i Chelseat është një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij dhe ishte jetik në fitoren e klubit në Champions League sezonin e kaluar.
Ai iu bashkua klubit të Londërs Perëndimore nga Leicester City në vitin 2016 dhe rinovoi marrëveshjen e tij në 2018 me zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023.
Deri kohët e fundit ai ishte lojtari më i paguar në klub, kaq është rëndësia e tij për klubin.
Raportet kanë dalë që sugjerojnë se Chelsea po shqyrton rinovimin e kontratës së tij edhe një herë.
Raheem Sterling – 300 mijë paund
Kur Sterling u largua nga Liverpool për në Manchester City në një marrëveshjte të madhe me vlerë rreth 50 milionë funte, u ngritën shumë polemika.
Problemi kryesor në Liverpool ishte kontrata e tij, me klubin Merseyside që nuk ishte i përgatitur t’i paguante Serlingut atë që ai mendonte se e meritonte.
Në City e bënë këtë gjë, dhe pothuajse shtatë vjet më vonë, është e drejtë të thuhet se anglezi ia ka shpërblye Cityt besimin te ai.
Ai ka fituar tre Premier League, duke luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha, edhe nëse forma e tij ka qenë e paqëndrueshme ndonjëherë.
Ka interes serioz për të nga klube jashtë vendi me marrëveshjen e tij aktuale, të nënshkruar në vitin 2018, e cila përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.
Jack Grealish – 300 mijë paund
Lojtari 100 milinoshë, Jack Grealish raportohet se ka të njëjtën pagë me Sterlingun.
Ai mori një rritje të konsiderueshme pagash pas lëvizjes së tij në verë nga Aston Villa, por ai ende nuk ka dëshmar veten vërtetë të denjë për tarifën rekord që i kushtoi Cityt.
Megjithatë, ashtu siç Sterling e dëshmoi veten, Grealish ka të ngjarë t’i jepet koha dhe mundësia për të bërë të njëjtën gjë.
Romelu Lukaku – 325 mijë paund
Pas lëvizjes së tij nga Interi këtë verë, Romelu Lukaku u bë lojtari më i paguar i Chelseat, duke “uzurpuar” Kanten.
Ai ka shënuar vetëm tetë gola këtë sezon dhe nuk arriti të përballojë zhurmën si pjesa e munguar për një sfidë për titullin e Chelseat.
Belgu u largua nga Manchester United për Interin në vitin 2019, ku ai ndihmoi klubin në titullin e Serie A në sezonin 2020-21, duke i dhënë fund dominimit të Juventusit në Scudetto.
Megjithatë, çështjet financiare në klub, së bashku me largimin e trajnerit, Antonio Conte, bërë që Lukaku vendosi të kthehej në Angli me Chelsean verën e kaluar.
Raphaël Varane – 340 mijë paund
Katër nga pesë lojtarët më të paguar në Premier League luajnë për Manchester United, i cili ka paga më të rehatshme në ligë.
Varane iu bashkua “Djajve të Kuq” gjatë verës nga Real Madrid duke thënë se dontë një sfidë të re.
340 mijë funte në javë pa dyshim do ta ndihmonin atë që të bashkohej gjithashtu, por thuhet se ai refuzoi një pagë më të lartë në Real.
Jadon Sancho – 350 mijë paund
Futbollisti anglez më i paguari në botë, Jadon Sancho dhe saga e gjatë e transferimeve të United përfundoi më në fund kur ai nënshkroi nga Borussia Dortmund verën e kaluar.
Është e drejtë të thuhet se ai nuk ka pasur një fillim të mirë me klubin e ri, duke shënuar vetëm dy herë dhe duke luftuar për të shënuar një vend në 11-shen startuese.
Por, paga e tij e madhe është një dëshmi e vlerës që klubi i jep atij si në planin afatshkurtët ashtu edhe në afatgjatë.
David de Gea – 375 mijë paund
De Gea është portieri më i paguar në ligë dhe me gjasë në botë.
Megjithatë, deri në fillim të këtij sezoni, pozicioni i tij si numri një i United dikej i cenueshëm, me Dean Henderson që konkurronte për pozicionin e tij.
Por, mungesa e Henderson në fillimin e sezonit 2021-22 përkoi me një ndryshim të jashtëzakonshëm në formë për portierin spanjoll, i cili e ka dëshmuar edhe një herë veten si një nga portierët më të mirë në botë.
Marrëveshja e tij më e fundit u nënshkrua në vitin 2019 dhe zgjat deri në vitin 2023.
Kevin de Bruyne – 400 mijë paund
Një nga lojtarët më të mirë në ligë, Kevin de Bruynë është lojtari kryesor i Manchester Cityt dhe fituesi më i lartë i tyre me një pagë tejet të lartë prej 400 mijë funte në javë.
Ai nënshkroi vazhdimin e kontratës në vitin 2021 që do të thotë se do të jetë në Etihad deri në vitin 2025.
Në ndërimin e marrëveshjes, ai punësoi një firmë të dhënash për të analizuar rolin e tij në City si dhe përshtatshmërinë e klubit për të ecur përpara.
Ai më pas e negocioi kontratën vetë së bashku me babanë dhe avokatët e tij, në vend që t’ia linte atë agjentëve të tij siç bëjnë shumca e lojtarëve të tjerë.
Cristiano Ronaldo – 510 mijë paund
Nuk është çudi që Cristiano Ronaldo është lojtari më i paguar në Premier League.
Kontrata e tij mbi 100 mijë funte në javë më e madhe se ajo e De Bruyne dhe e bën pjesën tjetër të pagave të ligës të zbehta në krahasim.
Kjo as që fillon të marrë parasysh bonueset e mundshme nëse ai mund të ndihojë United për çdo lloj trofeu apo suksesi në sezonet e ardhshme.
Një nga emrat më të mëdhenj në botë, edhe jashtë futbollit, ai është gjithashtu futbollisti më i pasur në industry, më i paguari dhe një institucion në vete./Arbresh.info
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...