Manchester City është klubi që ka shpenzuar më shumë në merkato gjatë dhjetë viteve të fundit. Kampionët e Anglisë kanë investuar plot 1.51 miliard euro, duke mbajtur vendin e parë sa i përket harxhimeve.
Në vend të dytë Barcelona me 1.47 miliard euro, ndërsa podi kompletohet nga një tjetër klubi anglez.
Chelsea, që sezonin e kaluar fitoi Champions League për herë të dytë në histori, ka shpenzuar po aq sa klubi katalans: 1.47 miliard euro.
Juventusi renditet në vend të katërt. Bardhezinjtë italianë kanë investuar 1.44 miliard euro, por nuk ia kanë dalë të fitojnë trofeun e lakmuar të Champions League, që mungon në Torino prej vitit të largët 1996.
Më pas me radhë: Manchester United, PSG, Atletico Madrid, Real Madrid, Liverpool dhe Inter, kampionët në fuqi të Italisë, të gjithë klube që kanë investuar mbi 1 miliard euro.
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri