Faza e grupeve të Kampionatit Evropian ka përfunduar duke sjell mjaftë befasi por edhe shumë dramë.
16 kombëtare rrugën e tyre për trofeun e madhe do të nisin garën nga dita e shtunë, shkruan Arbresh.info.
Por disa nga kombëtaret nuk mund të llogarisin në disa lojtarë kryesorë për arsye të suspendimit.
10 lojtarë janë ndëshkuar me nga dy karton të verdhë në tri ndeshjet e fazës së grupeve kështu që do të mungojnë në ndeshjet e kombëtareve të tyre.
Italia, Zvicra, Gjermania, Danimarka, Gjeorgjia, Sllovenia, Rumania e Austria janë kombëtaret e hendikepuara nga suspendimet.
Italia do të jetë pa , Riccardo Calafiori në ndeshje ndaj Zvicrës, teksa mungesë të madhe do të kenë edhe helvetikët që do të jenë pa Silvan Ëidmerin.
Edhe Gjermania do të jetë pa mbrojtësin kryesor Jonathan Tah në ndeshje ndaj Danimarkës, kurse për danezët do të mungoj Morten Hjulmand, i cili shënoi golin e vetëm të Danimarkës ndaj Anglisë.
Sllovenia ndeshjen e raundit të 1/8 së finales do të luaj ndaj Anglisë teksa do të ketë mungesën e lojtarit Erik Janza.
Padyshim se një ndër kombëtaret më të hendikepuara do të jetë Turqia e cila do të ndeshet ndaj Austrisë dhe do të vuaj mungesën e kapitenit Hakan Calhanoglu dhe mbrojtësit Samet Akaydin.
Edhe për austriakët do të mungojë një lojtar i cili është Patrick Ëimmer.
Gjeorgjia është një nga befasitë e këtij Evropiani që arriti fazën e kualifikimit direkt fal fitores së mbrëmshme ndaj Portugalisë, teksa në fazën e 1/8 së finales do të luaj ndaj Spanjës dhe mungesë e madhe do të jetë lojtari Anzor Mekvabishvili.
Një tjetër kombëtare që befasoi ishte Rumania, me rumanët që do të sfidohet nga Holandezët në rrethin tjetër por këtë sfidë nuk do të luaj lojtari i tyre Nicusor Bancu.
Kujtomë se faza e 1/8 së finales nis me ndeshjen Itali-Zvicër të shtunën me fillim nga ora 18:00./Arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...