1 – SPORT OLIMPIK … GJITHMONË
Boksi i ka rrënjët në botën antike dhe qysh në shekullin e shtatë para Krishtit, u bë pjesë e disiplinave të praktikuara në Olimpiadë. Në kohët e lashta, ndër të tjera, nuk kishte kategori peshash dhe boksierët luftonin derisa njëri prej tyre eliminohej ose pranonte humbjen. Gjithçka pa brutalitet, por me shumë respekt për kundërshtarin. Diagoras i Rodosit besohet të ketë qenë një nga boksierët më të famshëm të antikitetit. Kronikat tregojnë se fituesi i Olimpiadës së 79-të në vitin 464 para Krishtit, kurrë nuk u përkul, nuk u hodh ose u përpoq t’i shmangej një grushti të vetëm.
2 – ART FISNIK
I përcaktuar tashmë si “arti fisnik i mbrojtjes” në shekullin e 18-të, boksi modern lindi në vitin 1867, pikërisht kur një fisnik skocez, John Sholto Douglas, Markez i Queensberry, shkroi shumë nga rregullat aktuale. Këto përfshinin kategori peshash, gjatësi raundi, numërim dhjetë sekondash pas KO dhe detyrimin e dorezave.
3 – SECILI STILIN E TIJ
Boksierët mund të klasifikohen sipas stileve të ndryshme të luftimit: ndër më të njohurit janë outfighter, një boksier që e ndesh kundërshtarin me grushte të shpejta sepse është më i shkathët në lëvizjet e tij (si Muhamed Ali) dhe “rrahësi”, më i ngadalshëm, por që mund ta hedhë kundërshtarin K.O. me një goditje të vetme të fuqishme, si Mike Tyson.
4 – MË SHUMË PUBLIK ME DOREZA
Duke folur për dorezat, arsyeja e futjes së tyre në ndeshjet zyrtare ishte e ndryshme nga ajo që mund të mendohej. Ato lejuan boksierët të jepnin grushte të përsëritura në kokë, duke tërhequr kështu një numër më të madh shikuesish sesa në ndeshjet me duar të zhveshura, në të cilat goditje të tilla ishin të rralla sepse ishin më vdekjeprurëse.
5 – SA PESHON NJË GRUSHT?
Sipas hulumtimit të kryer në vitin 2014 nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Neurologë, marrja e një grushti në kokë nga një boksier profesionist është shkatërruese: është e barabartë me goditjen nga një top bowling me peshë 9 kg, që shkon me 32 km/h.
6 – NJERIU I PRERË
Përveç trajnerit, i ashtuquajturi cutman (njeriu i prerë) ndihmon boksierin gjatë ndeshjes. Roli i tij kryesor është të menaxhojë më mirë traumat e shumta fizike (hematoma, prerje, hemorragji dhe mavijosje) që pëson boksieri gjatë ndeshjes, duke e bërë atë të aftë të vazhdojë luftën.
7 – PA MJEKËR DHE MUSTAQE
Rregullore të ndryshme zyrtare i ndalojnë boksierët të mbajnë mjekër ose mustaqe, me përjashtime të rralla. Pas këtij ndalimi, fshihet një arsye praktike: të shmanget që “ngurtësia” e mjekrës apo e mustaqeve të kontribuojë në ndonjë prerje apo dëmtim të kundërshtarit në rast kontakti mes dy trupave.
8 – AKSESOR I ÇMUAR
Një nga shpikjet më të rëndësishme në boks ishte ajo e protezës në gojë, një aksesor për të mbrojtur dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të sportistëve, të cilët i nënshtrohen traumave të vazhdueshme. Kjo u shpik në vitin 1902 nga një dentist londinez i quajtur Jack Marles, ndërsa boksieri i parë që e vuri në ring atë ishte britaniku Ted “Kid” Lewis, në 1913.
9 – NDESHJA MË E GJATË …
Ndeshja më e gjatë e boksit u zhvillua më 6 prill 1893, në New Orleans, midis amerikanëve Andy Bowen dhe Jack Burke. Kohëzgjatja e saj ishte 7 orë e 19 minuta, për gjithsej 110 raunde. Përfundimisht, arbitri e mbylli ndeshjen dhe asnjë sportist nuk mundi të fitonte.
10 – … DHE MË E SHKURTA
Një ndeshje boksi mund të zgjasë disa minuta ose edhe më pak. Në vitin 1947, gjatë garës së famshme të Dorezave të Arta, në Minneapolis (SHBA), u deshën vetëm 4 sekonda para se Mike Collins të rrëzonte kundërshtarin e tij, Pat Brownson. Një rekord i pamposhtur ende sot./opinion/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...