Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pasur një takim pune me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu dhe presidentin e F.C Vushtrria, Bajrush Kajtazi.
Temë e diskutimit ishte investimi për stadiumin e qytetit të Vushtrrisë, investim i MKRS e që do të bëhet sipas standardeve të UEFA.
Kryetari Ademi shprehu gatishmërinë e FFK që të përkrah këtë projekt.
Ekipi profesional i FFK do të bëjë vlerësim profesional të lokacionit aktual të Stadiumit “Ferki Aliu” dhe do të hartojë një raport për Komunën dhe MKRS para se të fillojnë investimet.
Kryetari Ademi po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësim nga FFK për investimet që Komuna i ka bërë deri më tani në infrastrukturën e futbollit, si me fushën ndihmëse në “Ferki Aliu” ashtu edhe në ndërtimin dy fushave të mëdha në projekt të përbashkët në Dobërllukë.
Kryetari Tahiri i rikonfirmoi drejtuesve të futbollit të Kosovës përkushtimin personal dhe të Komunës për të përkrahur maksimalisht klubin e Vushtrrisë dhe shkollat e futbollit në Vushtrri si çerdhe të talenteve të reja në futboll.
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin