Infrastruktura sportive në Kosova vazhdon të përmirësohet.
Një tjetër stadium në vendin tonë pritet të plotësojë në të ardhmen e afërt standardet e UEFA-s, kategoria e dytë.
Lajmin e ka dhënë drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, gjatë një vizite që i ka bërë Lipjanit dhe stadiumit të këtij qyteti,
“Sot në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit vizitova Komunen e Lipjanit,ku në takim me Krytarin z.Imri Ahmeti vizituam punimet në dy projekte në përmirsimin e infrastrukturës sportive në Lipjan në Stadiumin e futbollit ,,Sami Kelmendi” dhe Palestren Sportive te qytetit”, ka shkruar Alaja në Facebook.
“Palët u pajtuan që stadiumi të plotsojë kriteret e UEFA-s, kategoria e II-dytë duke investuar në fazën e dytë në vendosjen e barit artificial, ndriçimit me 700 LuX, zërimi, rrethoja, inventarizimi etj në vlerë 700,000.00 euro. Po ashtu investimi në Palestrën e Sportit të qytetit ku janë duke u zhvilluar punimet me dinamikën e paraparë, u dakorduan që Ministria të ndajë buxhetin për vitin 2020 dhe 2021 në vlerë 800,000.00, ndërsa pjesën tjetër të investojë Komuna që kap vleren e projektit mbi dy milionë euro. Institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht që të përmbushin të gjitha kriteret e parapara me standarde në fushën e infrastrukturës së sportit në nivel lokal dhe qendrorë”, ka shkruar tutje Alaj.
KPK nesër mban mbledhje
Ismaili: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë rreth 4.3...
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia h...
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...