Interi është i gatshëm t’i ofrojë Udineses deri në 25 milion euro për Rodrigo De Paul, por së pari si një huazim 18-mujor me detyrimin e blerjes në fund.
Sipas “Tuttomercatoëeb”, mesfushori ndërkombëtar i Argjentinës është një nga emrat e parë në listën e dëshirave të Antonio Contes për afatin kalimtar të janarit.
De Paul do të ishte i lumtur të vazhdonte rrugën e tij të karrierës në Serie A edhe në “Giuseppe Meazza”, por raporti i tij i fortë me Udinesen do të thotë që çdo marrëveshje duhet të bëhet së pari përmes klubit.
Një zgjidhje mund të jetë një huazim i paguar me detyrimin e blerjes në qershor 2022 për një total prej diku nga 22 milionë deri 25 milionë euro, përcjell KosovaPress.
Natyrisht, Udinese do të preferonte një shumë më të lartë afër 30 milionë dhe të paguhej paraprakisht, por gjithashtu janë të vetëdijshëm se disa klube nuk mund të kenë mundësi të shpenzojnë në këtë kohë.
De Paul është ende vetëm 26 vjeçar dhe ka qenë në Udine që nga viti 2016, me një kontratë që zgjat deri në qershor të vitit 2024.
Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar tre gola me dy asistime në 13 paraqitje të Serie A për “Friulianët”./Arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...