​Islanda thyen rekord pas kualifikimit në Kupën e Botës

18:52 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Islanda ka bërë arritjen më të madhe në histori të sportit, duke u kualifikuar në Kupën e Botës “Rusia 2018”, pas fitores ndaj Kosovës me rezultat 2:0. 

Skuadra nga ishulli, Islanda me vetëm 350 mijë banorë arriti të mposhte 2:0 Kosovën për të siguruar kualifikimin direkt për në fazën finale të Botërorit, kjo për herë të parë.

Kjo ngjarje ka bëri që qendra e Reikjavikut të pushtohet i gjithi nga tifozët që kishin dalë për të festuar këtë kualifikim historik së bashku me skuadrën e tyre e cila zbriti në rrugë për të kryer paradën e zakonshme në raste të tillam shkruan Express.

Për më tepër, Islanda vendosi edhe një rekord tjetër, pasi u bë shteti më i vogël që ka marrë pjesë ndonjëherë në një kupë Bote duke thyer atë të vitit 2006 nga Trinidad Tobago që kishte një popullsi prej 1.3 milionë banorësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme