Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka analizuar ndeshjen kundër Romës e cila përfundoi me barazim 2-2, rezultat ky aspak i mirë për shkak se Milani tashmë është shmangur në kreun e tabelës me tre pikë më shumë
Tekniku italian u kritikua ashpër pasi largoi nga loja lojtarë ofanziv si Lautaro Martinez e Achraf Hakimi por që ai i ka arsyetuar vendimet e tij.
“Mendoj se ishte një lojë e mirë, edhe në pjesën e parë. Mos harroni, Roma ka të njëjtat synime si ne, ata janë vetëm tre pikë prapa nesh, ata qëndrojnë të tretët në tabelë. Nuk ishte e lehtë të luash këtë lloj loje këtu.”, shpjegoi fillimisht Conte.
“Sa i përketë zëvendësimeve, Vidal u dëmtua dhe Gagliardini e zëvendësoi atë, Lautaro dha shumë gjatë 75 minutave, unë doja që ai të ndihmonte ekipin në fazën mbrojtëse, Hakimi vrapoi aq shumë dhe filloi të humbte zotërimin e topit shumë shpesh. Ne kemi luajtur tre ndeshje brenda javës, ata lojtarë kanë luajtur gjithmonë dhe kemi zëvendësime që mund t’i përdorim.”
“Vidal luajti një lojë shumë të mirë, ai pati një fillim të ngadaltë, por e rriti intensitetin gjatë gjithë lojës. Ne kemi një ekip të rëndësishëm që mund të synojë diçka të rëndësishme, nuk e shoh pse nuk mund të përdor edhe lojtarë të tjerë.”, përfundoi ish-trajner i Chelseat./Arbresh.info/
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...