Philipp Lahm dhe Xabi Alonso janë përshëndetur në mënyrën më të mirë të mundshme nga futbolli aktiv.
Në xhiron e fundit të Bundesligës, ku Bayerni edhe festoi titullin e kampionit duke e ngritur kupën, Lahm dhe Alonso u përcollën mes shumë duartrokitjeve nga të pranishmit në Allianz Arena.
Lahm 33-vjeçar ka regjistruar 332 paraqitje me ekipin bavarez ku ka shënuar edhe 12 gola, ndërsa Alonso ka luajtur me skuadra të njohura evropiane, si Liverpool dhe Real Madrid, para se të vinte në Bayern ku vendosi që t’i jap fund karrierës.
Përveç tyre, lamtumirën futbollit ia dha edhe portieri i dytë, Tom Starke./Arbresh.info/