Presidenti i Atalantës, Antonio Percassin thotë se përplasja me Real Madridin do të jetë një përvojë e shkëlqyeshme për skuadrën e tij.
Atalanta kualifikua në fazat e nokautit direkt pasi mposhti Ajaxin në raundin e fundit të fazës së grupeve dhe u tërhoq në short gjigandët spanjollë në raundin tjetër.
Atalanta përballet me ekipin më të suksesshëm në këtë garë, pasi Real Madridi e ka fituar këtë trofe 13 herë në total dhe katër herë që nga sezoni 2013-14, përcjell KosovaPress.
“Real Madrid është një ekip fantastik, ata janë historia e futbollit botëror,” tha Precassi, sipas gazetarit të “SportItalia”, Alfredo Pedulla.
“Do të jetë një përvojë e shkëlqyer për ne dhe ne jemi të kënaqur që kemi një tjetër ndeshje të klasit botëror. Është një krenari e madhe për ne që të kalojmë në fazën e dytë të Champions League edhe një herë”
Presidenti më tutje tha se suksesi i Ligës së Kampionëve nga sezoni i kaluar, kur Atalanta arriti në çerekfinale të garës, e ka ndihmuar “La Dean” të zhvillohet më shumë.
“Kjo ka lejuar që klubi të rritet dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne,” Ne duam të bëjmë një përshtypje të mirë, kjo është gjëja kryesore kur takohemi me këto skuadra të shkëlqyera.”
“Ne kemi një program gradual të rritjes, duke shpresuar të shpërblehemi nga rezultatet.”, tha ai.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...