Darijo Srna ka treguar arsyen pse refuzoi që gjatë këtij viti të transferohet në Barcelonë.
Mbrojtësi kroat, Darijo Srna ndihet pjesë e familjes së Shakhtarit, prandaj edhe refuzoi mundësinë e transferimit në Barcelonë.
Madje ai tha se, më parë do të fitonte ligën me Shakhtarin se sa Ligën e Kampionëve me skuadrën katalunase.
“Ju e dini historinë time me Barcelonën, por zemra ime i përket Shakhtarit. Jam që 14 vite këtu. Tashmë nuk e konsideroj vetën vetëm pjesë të kësaj skuadre, por të kësaj familje”, tha Srna pasi vazhdoi kontratën.
“I thash presidentit se më i lumtu do të isha nëse fitoj ligën me Shakhtarin se sa Ligën e Kampionëve me Barcelonën”.
A e ka zbuluar Carlo Ancelotti fituesin e Topit të Artë të k...
Paralajmëron OKB: Momenti më i errët i luftës së Gazës po sh...
Në Ditën Kombëtare të Austrisë, në Komunën e Prishtinës valo...
Hamza dënon sulmin ndaj Muhaxherit: Akt i ulët dhe i papranu...
Musliu – Shoshi: Ftojmë organet e drejtësisë që të hetojnë a...
Krasniqi: Sulmi ndaj Muhaxherit, akt i ulët dhe i papranuesh...