Danilo është shumë i lumtur që i është bashkuar Manchester Cityt dhe do të luajë nën urdhrat e Pep Guardiolas
Mbrojtësi brazilian, Danilo sot ka kompletuar transferimin e tij nga Real Madrid në Manchester City.
Lojtari ndjehet shumë i lumtur për këtë lëvizje dhe e pranoi se gjithnjë ka dashur të punoi me trajnerin Pep Guardiola.
“Unë jam shumë, shumë i lumtur që i jam bashkuar Manchester Cityt”, tha Danilo për faqen e Cityt.
“Kam pasur interesim të madh edhe nga klube të tjera, por ambicia ime ka qenë gjithnjë të luajë për Guardiolan. Sapo dëgjova për interesimin, menjëherë kam dashur të bëhem lojtar i Cityt”.
Danilo skuadrës së Cityt i ka kushtuar 30 milionë euro, plus pesë të tjera bonuse.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...