​Shqipëri: Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 17:00 është 43.56%

18:08 | 25 Prill 2021
M. A.

Pas 10 orëve të hapjes së procesit të votimit, 43.56% është pjesëmarrja në rang vendi.

Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve ndërsa shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017.

Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Mbeten Dibra me Tiranën dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 49.63 %% dhe 49.30 %, transmeton TopChannel.

Ndërsa në qarqet e tjera, pjesëmarrja është:

Berat – 41.10 %,

Durrës – 42.31 %,

Elbasan – 44.52 %

Fier – 41.20 %

Gjirokastër – 39.24 %

Korçë – 41.78 %

Kukës – 45.43 %

Lezhë – 41.28 %

Shkodër – 38.11 %

Vlorë – 31.67 %

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme