Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në ora 16.00 kanë dalë 35.78 për qind e votuesve me të drejtë vote, ndërkohë që përqindja më e lartë e daljes në zgjedhjeështë në Qarkun e Beratit me 43.51 për qind.
Qarku i Gjirokastrës radhitet i dyti me 38.14 për qind, ndërsa në Qarkun e Shkodrës është shënuar përqindja më e ulët e votuesve deri në ora 16.00, ku sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së kanë votuar 29.55 për qind e votuesve me të drejtë vote.
Ndryshe, zyrtarë të KQZ-së më herët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangen nga incidentet e mundshme, ndërsa thanë se procesi i votimit po ecën mirë, pavarësisht disa parregullsive të vogla që nuk kanë ndikim në zgjedhje.
Ata po ashtu u bën thirrje liderëve të partive politike që të respektojnë heshtjen zgjedhore, e cila sipas Kodit zgjedhor është në fuqi deri në ora 19.00, kur edhe pritet të mbyllen vendvotimet.
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...
Për 300 vende të hapura për rekrutë të rinj, kanë aplikuar 1...