​I futet me dhunë në banesë dhe përdhunon 20 vjeçaren

09:23 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit , D.P, 24 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme