Nuk janë dashur shumë ditë me reshje dëbore që zona turistike e Thethit të bllokohet.
Edhe dimri i këtij viti dhe prag festat e Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve, e gjejnë këtë perlë të Alpeve Shqiptare të izoluar me pjesën tjetër të vendit. nga Boga në Qafë Thore kalohet me vështirësi, ndërsa 14 kilometrat e rrugës nga Qafa e Thores e deri në brendësi të Thethit, janë të pakalueshme pasi trashësia e dëborës varion nga 50 deri në 70 centimeter, e në pika të caktuara edhe më shumë.
Pushteti vendor dhe ai qëndror premtimet e shumta dhe deklaratat për të mos e lejuar bllokimin e rrugës, i kanë vetëm mediatike, pasi në terren nuk ka asnjë fadromë të dërguar për të ndërhyrë.
Bashkia Shkoder dhe ajo e Malësisë së Madhe ndajnë kompetencat me kufinj rruge, ndërsa emergjencat civile dorëzohen plotësisht përballë këtij realiteti disa vjeçar që kalon kjo zonë. Bllokimi nis në dhjetor dhe zgjat me muaj, duke shkuar në shumë raste deri në pranverë. Banorët tregojnë se përveç rrugës që paralizon çdo aktivitet, vështirësi të mëdha kanë edhe me furnizimin me energji elektrike, ku rrjeti i amortizuar bën që shumë fshatra të jenë pa drita. Për fat të keq Thethi do të ketë një tjetër dimër për tu shënuar, mes vështirësive që sjell dimri i eger dhe mungesës së dorës së shtetit./oranews
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor