Google ADS

​Anija me vela e ndërtuar në 1934 do të qëndrojë në portin e Durrësit

19:44 | 16 Qershor 2017
Arbresh.info

Anija me vela, Palinuro, e ndërtuar në vitin 1934 në Kantierin e Anijeve të Nantës, e cila është në pronësi të shkollës së Marinës Italiane, do të ankorohet në portin e Durrësit në 22 qershor.

Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi të ngjiten në bordin e saj për pak ditë, pasi Palinuro të vijojë më pas lundrimin drejt Kotorrit në Malin e Zi.
Deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, anija në pronësi të një kompanie private franceze, ishte e destinuar për tregti peshkimit. Nga 1955 deri sot anija Palinuro ka prekur shumicën e porteve të Evropës së Mesdheut dhe asaj Veriore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme