Prej dy ditësh në Tiranë po mbahet takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri.
Takimi i djeshme është karakterizuar nga debate dhe akuza të ndërsjellta mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa ditën e sotme ka qenë Monica Macovei, kryetare e delegacionit të përbashkët BE-Shqipëri që ka folur më shumë për situatën e krimit në Shqipëri.
Ajo është shprehur se për të arritur tek hapja e negociatave mes vendit tonë dhe BE-së, duhet që të ketë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, pasi sipas saj, deri tani vetëm ka pasur hetime dhe asgjë më shumë.
“Ka një numër të madh hetimesh, nuk ka shumë ndjekje penale. Procesi në vetvete kërkon kohë, por duhet bërë shumë punë. Duhet të vazhdoni të punoni në këtë drejtim. Për të ndihmuar në zhvillimin e vendit opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Sikur është sistemi shëndetësor.
Korrupsioni e ndërlikon jetën, e bën më të vështirë, humb besimin e njerëzve te institucionet, i bën njerëzit të mos e pëlqejnë fare klasën politike. Korrupsioni ndërpret konkurrencën reale në sektorin e ekonomisë.
Paratë publike janë paratë e qytetarëve, paratë e buxhetit. BE pret nga Shqipëria përpjekje dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton të krahasoheni me të shkuarën. Nëse kemi dy probleme me korrupsionin brenda shtëpisë, atëherë pse duhet të marrim edhe një tjetër?
Prandaj mos e përdorni korrupsionin si argument që ka edhe në vendet e tjera. Përsa i përket informacionit për drogën, kam shifrat e GF dhe më duket se tabela na dhatë dje i referohen GF” deklaroi Monica Macovei.
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues