Zyrtarizohet mësimi i shqipes në diasporë

20:59 | 2 Gusht 2018
A. B.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte ligjin që bën të mundur zyrtarizimin e mësimit në gjhën shqipe në diasporën shqiptare.

Ligji i dekretuar është ai me nr. 48/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku janë përfshirë propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën.

Mbi bazën e ligjit, Ministria e Arsimit do të krijojë një regjistër shtetëror të mësuesve të shqipes jashtë vendit dhe do t’i pajisë me çertifikatë nxënësit pas përfundimit të programit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme