Zyrtari socialist në Shkodër ngacmon seksualisht 20-vjeçaren, i dërgon foto nudo

19:48 | 9 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ish- kryeministri Sali Berisha ka denoncuar zyrtarin e Partisë Socialiste në Shkodër, Bajram Qarri se ka ngacmuar seksualish një vajzë të re duke i dërguar foto nudo.

Ne statusin e publikuar nga Berisha në “Facebook” thuhet se 20-vjeçarja ka denoncuar Qarrin në policinë e Shkodrës por ata e kanë neglizhuar rastin duke pasur parasysh se ai është një person me influencë.

Po ashtu, vajza i ka dërguar Berishës edhe fotot që Qarri i ka dërguar asaj.

Statusi i plotë i Berishes:

Shikoni si mbrojne cubin siçilist, qe dergon foto lakuriq ne facebook-un e nje vajze, narko-horrat me uniforme te Edvinit!

Lexoni mesazhin shikoni fotot qe dergon qytetarja dixhitale. sb

“mirdita zoti Doktor, un qe po te shkruaj jam nje vajze nga Shkodra 20 vjece. dua te denoncoj nje shtetas me emrin Bajram Qarri i cili me ka ngacmuar dhe ndjekur rregullisht neper Shkoder, arriti te me gjej dhe facebook-un timin dhe te me dergoje foto nudo te tijat. un me ti marr keto foto vajta ta denoncoja tek komisariati i policis Shkoder, ne momentin qe hyra tek porta kerkova nje punonjes policie per te bere kallxim,pasi e njoftuan nje oficer policie dhe mora kontakt me ate duke ja treguar per shqetsimin qe kisha. por ne moment sa mori vesht per rastin dhe personin per ke bente fjale,hasa ne nje menefregisem dhe neglizhenc sa arriti oficeri i policise te me thoje qe mos ben kallxim sepse je vajz e re dhe do te dalin emri ne televizor dhe esht turp.un u largova nga policia dhe tani po te shkruaj ty sepse personi qe behet fjali shtetasi Bajram Qarri esht nje ish-punonjes policie i cili e gezon statusin e ushtarakut nga taksapaguesit, ishte ky person qe lajmeroj ish koleget e vet qe te me nxirrshin jasht nga komisariati,ky person vazhdon te me beje presion pasi thot qe un jam njeri i shtetit dhe i qeveris ne pushtet partis socialiste dhe kam force te te bej cdo gje, zoti Berisha un po ti dergoj ca foto ku mi ka derguar ky ish-polic dhe militant i partis socialiste ne shkoder,ku shihet me drejtues te lart te partis PS.ju faleminderit.”

 

Të ngjashme